Hailey dhe Justin Bieber janë martuar në mbrëmje me një ceremoni sekrete. Mediat e huaja shkruajnë se çifti mbajti një dasmës luksoze ku të ftuar ishin personazhe të njohur të showbizit.

Dasma u mbajt në fshehtësi, por paparacët kanë arritur të kapin disa foto të çiftit. Justin shfaqet i veshur me kostumin e zi të dhëndrit ndërsa Hailey me fustan të bardhë dhe vello.

Çifti e mbajtën ceremonin në hotelin Montage Palmetto Bluff mbrëmjen e djeshme.

Në dasmë ishin të ftuar modelet Kendall Jenner dhe Joan Smalls, aktori Kyle Massey, producenti Poo Bear e shumë personazhe të njohur.

Para dasmës, çifti mbajtën edhe një festë kokteili në të cilën Hailey u shfaq me një fustan të shkurtër të bardhë dhe sandale me fjongo./Xing.al





