Këngëtari shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj, për dy netë rradhazi, 27-28 Shtator, mbajti koncertin ‘Nën yjet e Tiranës’. Ai dhuroi performanca të magjishme live dhe mblodhi rreth vetes shumë fansa.

Gjatë këtij koncerti, atmosfera u bë akoma më shumë e ndjerë kur ai së bashku me Miriamin zbuluan gjininë e fëmijës së tyre, duke treguar se do bëhen së shpejti me një djalë. Për realizimin e këtij koncerti, Albani ka bashkëpunuar me një grup të tërë dhe të gjithë së bashku kanë punuar shumë.

Ai iu është shumë mirënjohës dhe së fundmi për të festuar suksesin e arritur, kanë organizuar një darkë në një lokal. Në sy bie një tortë e mrekullueshme me dekor qiellin dhe yjet, mbi të cilën është shkruajtur ‘Nën yjet e Tiranës’. Albani është shprehur se ky është vetëm fillimi, duke na lënë të kuptojmë se pas këtij koncerti dhe shumë gjëra të tjera të mëdha na presin.















