Nga Shqipëria / E Hënë 30 Shtator 2019, 19:07

'Jam super pjeshkë', Elton Ilirjani ja mbyll gojën kritikuesve

Biznesmeni i njohur tepelenas , Elton Ilirjani, që nga momenti kur theu tabutë dhe pranoi hapur orientimin e tij, ka qenë shumë i komentuar në media. Ai shpesh ka rënë pre e reagimeve nga më të ndryshmet, shumë prej të cilave nuk janë aspak të këndshme.

Jetojmë në një botë të lirë dhe përderisa Eltoni e ka shpallur vetë publikisht, ai i ka marrë parasysh reagimet e llojeve të ndryshme. Por kjo nuk do të thotë që biznesmeni ka vendosur të qëndrojë i heshtur, teksa njerëzit i drejtohen me një sërë fjalësh. Përkundrazi, vetëm së fundmi ai ka reaguar ndaj tyre dhe ua ka mbyllur mirë gojën.

Eltoni ka publikuar në Instastoryn e tij një foto ku shfaqet i ulur në një bordurë dhe në sy bie një shigjetë e drejtuar për nga tualeti. “Dedikuar injorantëve dhe idiotëve; më marshi të keqen dhe syri juaj në hale Ishallah!”,-ka shkruar ai krahas fotos.

Po ashtu ka publikuar dhe një foto tjetër me mbishkrimin: “Më marshin të keqen se jam super pjeshkë! Kanë bukë të hanë?”.