Nga Shqipëria / E Hënë 30 Shtator 2019, 19:07

‘Duhet të duash pa kushte’, pasi i la të dy Miley thumbon Liamin dhe Kaitlynn

Këngëtarja e rangut botëror, Miley Cyrus, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave këto kohë. Ajo dhe Liam Hemsworth, të cilët kanë së bashku një histori 10 vjeçare, u ndanë. Menjëherë pas ndarjes, kudo filloi të përflitej për lidhjen e saj të re me modelen e quajtur  Kaitlynn Carter. Kjo lidhje po ashtu mori fund vetëm para pak ditësh pasi siç janë shprehur burime nga mediat e huaja, për Mileyn ishte thjesht një aventurë.

Pas dy ndarjeve të njëpasnjëshme, Miley e ka gjetur dashurinë te vetja, familja dhe kafshët shtëpiake. Së fundmi ajo ka publikuar një foto ku shfaqet duke fjetur pranë dy qenve të saj dhe ka shkruar një mesazh kuptimplotë në lidhje me dashurinë. Këngëtarja është shprehur se kafshët dinë vëtëm ‘të dashurojnë dhe të jenë të dashuruar’.

“Të zgjohem e rrethuar nga kafshët është mënyra ime e preferuar për të nisur mëngjesin. Më kujton menjëherë se duhet të duash pa kushte…pjesa më e mirë e kafshëve është se atyre nuk ju interesojnë detajet. Ata jetojnë në bazë të rregullit të artë: Dashuro dhe ji i dashuruar. Asgjë tjetër. Nuk pyesin për pasurinë, karrierën, talentet, rracën, moshën, gjininë… ta kthejnë dashurinë 100 herë më shumë… ata duan vetëm besnikëri, siguri dhe besueshmëri (më kujton dikë)”, ka shkruar Miley dhe pranë pjesës ‘më kujton dikë’ ka vendosur ikonën e një dore, duke treguar se dhe ajo di të dhurojë vetëm besnikëri, siguri dhe besueshmëri. Pas këtij postimi fansat kanë nisur menjëherë me aludimet se është një mesazh i drejtpërdrejtë për ishat e saj, duke iu mësuar se ç’është dashuria.