Nga Shqipëria / E Hënë 30 Shtator 2019, 18:06

Zerka do pendohet kur ta shohë, Ronela merr gjithë vëmendjen me rrobabanje

Young Zerka dhe Ronela Hajati së fundmi kanë qenë në qendër të vëmendjes. Zerka është kapur mat dy herë me modelen bjonde të cilën e coi dhe në vendlindje, ndërsa Ronela u bënë ditë që ndodhet jashtë vendit dhe nuk e ka prishur fare terezinë. Kështu kanë lindur aludimet se dyshja i ka dhënë fund lidhjes mes tyre.

Ronela ndodhet në Miami ku po kalon ditët më të bukura të jetës së saj. Ajo është e shoqëruar nga rrethi shoqëror dhe çdo mbrëmje argëtohen nëpër clube, duke kërcyer, kënduar e duke pirë.

Së fundmi Ronela ka publikuar një foto nga plazhi në Miami dhe e ka marrë gjithë vëmendjen. Ajo është veshur me një palë rrobabanje të kuqe dhe shfaqet më në formë se kurrë, me format e saj perfekte trupore. Kjo foto me shumë mundësi do e bëjë dhe Zerkën të pendohet!