Nga Shqipëria / E Hënë 30 Shtator 2019, 17:05

Merr fund armiqësia: Rina dhe Tayna bëhen për herë të parë bashkë

Përpos hiteve që kanë sjellë herë pas here në tregun muzikor shqiptar, Rina dhe Tayna janë komentuar shpesh edhe për armiqësinë e tyre që nuk linin rast pa e shfaqur, edhe në deklarata, edhe në tekste këngësh.

Mirëpo së fundmi dy reperet duket se po i japin fund kësaj armiqësie. Rina pak muaj më parë e ftuar tek "Rudina" deklaroi se nuk e quan aspak armike Taynën dhe se diss-et në tekstet e këngëve nuk i ka pasur për të.

Ka qenë sërish Rina që ka bërë lëvizjen e rradhës duke postuar statusin e Taynës. Për herë të parë dy reperet janë bërë bashkë me të njëjtin mendim.

Në statusin e postuar nga Tayna dhe më pas nga Rina shkruhet se tani ato do fokusohen tek jeta e tyre dhe nuk i interesojnë më njerëzit që i kanë bërë keq.