Nga Shqipëria / E Hënë 30 Shtator 2019, 16:04

‘Shef i zemrës’, Fjodora i dedikon të birit fjalët më të ëmbla për ditëlindje

Moderatorja e njohur Fjodora Fjora është shumë e lidhur pas djalit të saj, i cili quhet Alteo. Ajo publikon vazhdimisht foto dhe video me të në rrjete sociale dhe sot përmes postimi një ka treguar se vogëlushi feston ditëlindjen.

Alteo ka mbushur 6 vjeç dhe Fjodora e ka uruar me fjalët më të bukura, duke treguar dhe rëndësinë e madhe që ka ai tek ajo. “Besoj e kuptuat se kush e ka ditëlindjen sot! 6 vjeç dhe ai është shefi i zemrës sime, arsyeja pse zgjohem çdo mëngjes, arsyeja për të qeshur, jetuar dhe marr frymë në këtë jetë. Ai është kurajoja ime, fuqia ime, burri im i vogël”, ka shkruar moderatorja.

Në këtë ditë të veçantë Fjodora i ka organizuar vogëlushit dhe një festë të bukur mes miqsh. Në një foto të postuar me Alteon në krah, ajo ka shkruar: ‘Ndoshta vitin tjetër nuk do të mundem të të mbaj kështu, ti po rritesh kaq shpejt dashuria ime e vogël.”

Fjodora është shumë e kujdesshme ndaj tij dhe mundohet t’ia plotësoj të gjitha dëshirat, ndonëse siç është shprehur shpesh dhe ajo, nuk është e lehtë por të paktën ja vlen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fjodora Fjora (@fjodoraf) on