Nga Shqipëria / E Hënë 30 Shtator 2019, 15:03

Seldi fotografohet në Kosovë, për darkë me personazhin e njohur

Këngëtari shumë i dashur për publikun e shumë i komentuar në media, sidomos për jetën private, Seldi Qalliu ndodhet në Kosovë aktualisht. 

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Seldi është fotografuar në një darkë me Ministrin e Punëve të Jashtme në Detyrë, Behgjet Pacolli.

"ME PRESIDENTIN Behgjet Pacolli. Nje njeri i madh patriot dhe me shum vlera", shkruan Seldi në foton që e ka publikuar në rrjete sociale teksa ndodhet me Pacollin dhe miq.

Nuk dihet ende nëse Seldi ndodhet në Kosovë vetëm për shoqërinë, apo po punon edhe për ndonjë projekt të ri.