Pas koncertit që elektrizoi Tiranën, Capital T ka nisur më në fund pushimet për t'u relaksuar pak pas përgatitjeve të shumta për "Time Capsule" dhe për të rimarrë sërish energji.

Capital ka postuar sot disa foto nga këto pushime dhe ka zbuluar se ndodhet me pushime me familjen.

"Koha më e mirë është koha që kaloj me familjen time", shkruan Capital T.

Madje reperi e vërteton këtë duke u shfaqur në një nga fotot me dajën e tij, 2Po2.

Nuk dihet ende nëse Capital T do të rikthehet së shpejti me projekte të reja.




