Nga Shqipëria / E Hënë 30 Shtator 2019, 13:01

Mes sherrit të tifozëve, moderatorja shqiptare merr propozim për martesë në stadium

Përpos sherrit që ndodhi një ditë më parë mes tifozëve gjatë derbit Tirana-Partizani, në stadium ka ndodhur edhe një propozim për martesë.

Një tifoz me emrin Goni i ka propozouar moderatores së "Bar Skedina", Gea Brahas e njohur edhe si ish-velina e "Fiks Fare".

Goni është ulur në gjunjë dhe ka nxjerrë unazën për të propozuar Gean, por ajo nuk iu përgjigj. "O Goni, hë me të refuzoi?", i thotë njëri prej tifozëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gea Braha (@gea.braha) on

Videon e ka postuar në Instagram edhe vetë Gea e cila shkruan: "Mora nje propozim per martese ne stadium, por me kapen pak pa mendje gjate punes".