Nga Shqipëria / E Hënë 30 Shtator 2019, 10:10

Justin Bieber mban festë para dasmës, Hailey shkëlqen me fustanin e bardhë

Së shpejti këngëtari 25-vjeçar i cili që në moshë të vogël u bë shumë i famshëm, Justin Bieber do kurorëzojë në martesë dashurinë me modelen Hailey Baldwin. Pak para dasmës, mbrëmjen e djeshme çifti ka mbajtur një festë me njerëzit e tyre më të afërt.

"Dailymail" ka publikuar disa foto ku Hiley shfaqet shumë elegante e veshur me fustan të bardhë, sandale me fjongo dhe një fjongo në kokë.

Ndërsa Justin shfaqet i veshur me pantallona të zeza e bluzë të bardhë.

Festa është mbajtur në Karolinën e Jugut dhe nusja e dhëndri së bashku me të ftuarit kanë udhëtuar me varkë për të shkuar në vendin ku do festonin.