Nga Shqipëria / E Hënë 30 Shtator 2019, 09:09

Baby G bën tatuazh në vendin e dhimbshëm por shumë të veçantë

Këngëtarja shqiptare Baby G ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi për jetën private e ndarjen nga Lim Hoti. Duket se pas kaq muajsh të ndarë, Baby G e ka hedhur pas krahëve historinë me Limin dhe tani po vazhdon jetën e saj dhe është përqëndruar tek karriera.

Madje gjatë kësaj kohe këngëtarja ka qenë në Londër ku ka punuar për këngën e re që pritet të sjellë së shpejti.

Ndërkohë së fundmi Baby G ka bërë një tatuazh të cilin e ka treguar me anë të një fotoje në rrjete sociale. "Pretty (bukuroshe)", shkruhet poshtë buzës së poshtme të këngëtares, një tatuazh ky goxha i dhimbshëm në një pjesë shumë të ndjeshme.