Nga Shqipëria / E Hënë 30 Shtator 2019, 09:09

Ramush Haradinaj këngëtar: Argëton të ftuarit në dasmë

Edhe pse me një axhendë të ngjeshur për shkak të fushatës zgjedhore, kryeministri në largim, Ramush Haradinaj mbrëmjen e djeshme mori pjesë në një dasmë së bashku me bashkëshorten, Anitën.

Këtë herë Haradinajn e pamë edhe si këngëtar kur ai argëtoi të ftuarit me një këngë.

Kunata e Haradinajt, Lola ka postuar në Instagram një video ku Haradinaj shfaqet duke kënduar përkrah këngëtares Yllka Kuqi.

"Ani moj Kosovë o moj bukuroshe", ishte kënga që këndoi Haradinaj i cili u duartrokit nga të ftuarit.