Nga Shqipëria / E Diel 29 Shtator 2019, 21:09

Nën yjet e Tiranës’ përfundoi, Alban Skënderaj falenderon fansat me fjalët më prekëse

Alban Skënderaj përgjatë dy netëve ka dhënë një koncert të mrekullueshëm në amfiteatrin e Tiranës. Të gjithë fansat e tij ishin aty për ta mbështetur dhe për t’i dhuruar gjithë dashurinë e botës artistit.

Dhe tashmë pas këtyre momenteve është rradha e Albanit të falenderojë fansat e tij për praninë dhe suportin e treguar. Disa orë pas recitalit, ai ka zgjedhur t’i falenderojë të gjithë për praninë dhe dashurinë e treguar. Albani ka postuar disa foto në instagram nga koncerti, ku ka treguar se sa mirënjohës është për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij.

 “Ju faleminderit per keto 2 nete te paharrueshme! Rreth 3000 zemra u ndezen “Nen yjet e Tiranes“. Folem, u rrefyem, qeshem, qame, kenduam, improvizuam, u surprizuam, u emocinuam, kercyem e u defryem!
Kete performance e ndjeva me te forte dhe me te sinqerte se kurre! Kjo mbi te gjitha fale jush. Faleminderit”,- ka përfunduar Albani.