Nga Shqipëria / E Diel 29 Shtator 2019, 20:08

Më në fund: Romeo dhe Donaldi sapo rrëfyen gjithçka për lidhjen me Borën dhe Jonidën

Të ftuar ditën e sotme në ‘E diell’, binjakët Veshaj janë pyetur lidhur me marrëdhëniet e tyre përkatëse. Donaldi është i lidhur me Borën, ndërsa Romeo është kapur shpesh mat me këngëtaren Jonida Maliqi, por asnjëri prej tyre nuk ka pohuar kurrë asgjë. 

Ditën e sotme Romeo dhe Donaldi ishin të ftuar në "E diell", ku nuk iu shmangën dot pyetjeve nga jeta private. Teksa ishte duke folur për pushimet e  në Dhërmi, Donaldi u shpreh se ka qenë nën shoqërinë e 'vajzës së tij'. 

"Isha me vajzën time, të dashurën domethënë xhindin", u shpreh ai duke na zbuluar se Borës i thërriska 'xhindi'.

Ndërsa Romeo komentoi një nga fotot në të cilën ka pozuar përqafuar me Jonidën. Aktori tha se aty ka qenë me vajzën që e do shumë!

Gazetari Ervin Kurti e vendosi Romeon të zgjedhë midis një kënge të Jonida Maliqit, Dafinës apo Taynës. "Padyshim Jonidën", u përgjigj Romeo.