Dafina Zeqiri njihet për natyrën e saj ekstravagante dhe ekspresive. Ajo është një ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku dhe këngët që lançon kthehen padiskutim në hite.

Por ditën e sotme Dafina na ka zbuluar një detaj mjaft interesant sa i përket emrit të saj. Nuk e kishim menduar kurrë por ajo përmes një postimi na tregoi se nga e ka prejardhjen emri i saj. Mesa duket prindërit e artistes janë frymëzuar nga pema e dafinës, një bimë medicinale kaq e përdorshme në jetën e përditshme.

Vetë këngëtarja ka postuar në instastory një qese mbushur me gjethet e dafinës duke e shoqëruar postimin me një gjethe të gjelbër. Nuk ka dashur të bëjë asnjë koment por mesa kuptohet kjo bimë e indentifikon Dafinën tonë, këngëtaren e shumë hiteve dhe padyshim vajzën më trendi të showbizit shqiptar.









