Nga Shqipëria / E Diel 29 Shtator 2019, 19:07

Pas koncertit madhështor, Miriami zgjedh fjalët më të bukura për Albanin

Alban Skënderaj ka mbajtur koncertin e tij recital në amfiteatrin e Tiranës ku nuk kanë munguar fansat më të mëdhenj të artistit. Por fansja e tij më e madhe mbetet bashkëshortja, Miriami e cila e mbështet kurdoherë Albanin.

Edhe përgjatë këtyre dy netëve ajo ka qenë e pranishme në recitalin e partnerit të jetës, si gruaja por edhe kolege e tij. E pikërisht në përfundim të koncertit, Miriami ka zgjedhur fjalët më të bukura për t’i dedikuar Albanit.

“2 netë të jashtëzakonshme! E lumtur që isha sërish pjesë e suksesit tënd. Para disa vitesh e nise ëndrrën e sfidave të mëdha për të realizuar koncerte të tilla dhe jam e lumtur që ky standart tashmë është bërë pjesë e pandarë e karrierës tënde. Shumë surpriza të bukura na presin në të ardhmen”, kanë qenë këto fjalët e këngëtares mjaft të dashur për publikun. Tashmë mbetet të presim se çfarë ka rezervuar dyshja më e dashur e publikut në të ardhmen.