Nga Shqipëria / E Diel 29 Shtator 2019, 16:04

Moderne dhe me pamje mahnitëse: Në vilën e Gjyste Vulajt

Gjyste Vulaj, këngëtarja shumë e dashur për publikun, kohë më parë tregoi se ka një vilë në Ulqin dhe pamjet nga kjo vilë, ajo na i ka zbuluar sot.

Gjyste ka postuar një video ku tregon fillimisht dhomën e gjumit ku mbizotëron e bardha.

Më pas këngëtarja filmon ambientin jashtë i cili ka një pamje mahnitëse duke qenë se kjo vilë ndodhet pranë lumit Buna.

Gjysten e pret edhe një skaf me të cilin mund të shkojë në anën tjetër.

"Mirëmëngjes nga shtëpia ime", shkruan këngëtarja e cila po i kalon ditët e vjeshtës në Ulqin.