Nga Shqipëria / E Diel 29 Shtator 2019, 13:01

Ami dhe Ermali takojnë modelen e famshme amerikane

Pak ditë më parë Ami dhe Ermali morën pjesë në eventin "amfAR gala", në Milano ku ishin të ftuar VIP-a me famë ndërkombëtare. Ami i mahniti të gjithë e veshur me një fustan ngjyrë mishi ndërsa Ermali dukej elegant me kostum të zi.

Gjatë eventit çifti takoi edhe një nga modelet më të bukura amerikane, Jasmine Sanders me të cilën pozuan për një foto.

Ermali e ka postuar foton në Instagram dhe ka shkruar me humor: "Dhe sigurisht unë jam më i bukuri në këtë foto".