Nga Shqipëria / E Diel 29 Shtator 2019, 10:10

Mozzik feston ditëlindjen, Loredana e surprizon siç nuk do na kishte shkuar mendja

Reperi i suksesshëm, Mozzik feston sot 24-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë ai e uroi i pari veten duke falenderuar Zotin për të gjithë të mirat që ka në jetë.

Por urimin më special Mozzik e ka marrë nga Loredana dhe e bija, Hana. Teksa të gjithë prisnim një urim nga reperja, ajo vendosi ta surprizojë me një postim nga profili i Instagramit të së bijës.

"Gëzuar ditëlindjen babi, të dua Hana", shkruhet në postimin e bërë nga Loredana e cila menaxhon këtë profil të vogëlushes së tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hana (@hanaaliu) on

Mozzik dhe Loredana së fundmi janë përfolur për ndarje, por ky postim duket se hedh poshtë thashethemet.