Nga Shqipëria / E Diel 29 Shtator 2019, 09:09

Shokohen kalimtarët, Cardi B del në mes të Parisit me veshjen më të çuditshme

Reperja e famshme, Cardi B ndodhet në Paris për të ndjekur nga afër Javën e Modës. Me të mbërritur atje, Cardi ka dhënë spektakël me veshjen që kishte zgjedhur.

Kalimtarët e fotografët rrethuan reperen e cila u shfaq e veshur me fustan, xhaketë, shami, me printe lulesh teksa veshja e mbulonte nga koka tek këmbët.

Kjo veshje e Cardit është pjesë e koleksionit vjeshtë 2019 të Richard Quinn dhe për herë të parë u prezantua në London Fashion Week.

Pas veshjeve ekstravagante dhe ku tregon më shumë se ç'duhet, Cardi ka vendosur këtë të vijë ndryshe dhe ia arriti të marrë vëmendjen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Iamcardib (@iamcardib) on