Një nga reperët më të suksesshëm e që sjell gjithnjë hite në tregun muzikor shqiptar, Mozzik feston sot ditëlindjen. Me të mbërritur mesnata, Mozzik zgjodhi ta urojë veten i pari duke postuar një foto të veçantë.

Në të shfaqet Mozzik i vogël dhe Mozzik tani i rritur, teksa i falenderohet Zotit për 24 vite jetë. "Faleminderit ZOT! Për 24 vite jetë! Faleminderit për shëndetin e gjitha gjërat e mira qe kam në jetë. Gëzuar ditëlindjen vetes time", shkruan Mozzik.

Reperi ka marrë urime të shumta nga fansat, shumë prej të cilëve janë habitur me moshën kaq të re të reperit ndërsa të tjerë e pyesin nëse vazhdon lidhja e tij me Loredanën.

Çifti së fundmi u përfol për ndarje megjithatë ende asgjë nuk është konfirmuar.






