Modeli i flokëve ‘bob’ dhe me balluke duket se është kthyer në kryefjalën e të gjithëve. Përpos Dua Lipës që e pamë të shkëlqente me atë model, të tjera artiste kane zgjedhur t’i stilojnë flokët në këtë mënyrë.

Ka qenë Rita Ora ajo që pas Duas menjëherë e bëri të vetin këtë model dhe natyrisht që u duk një yll i vërtetë.


Por një tjetër këngëtare që na bëri habi me përzgjedhjen e saj për këtë stilim, ishte edhe Rihana. Ajo u shfaq në javën e modës në Paris shumë shik dhe me flokët ‘bob’ dhe me balluke.

Me flokët e zeza dhe një palë syze në kokë, këngëtarja shkëqeu teksa pozonte për paparacët. Na mbetet të presim se cila do të jetë artistja tjetër që do të dashurohet me këtë model flokësh, që padiskutim u kthye në trend për të gjithë.








