Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Shtator 2019, 23:11

I tha që është rrethuar nga modelet, gruaja e merr Lumi B live në emision

Sot ka startuar ‘Shiko kush luan’ në ekranin e Top Channel dhe të gjithë u kënaqëm me të ftuarit e puntatës së parë. Shumë lojëra dhe surpriza nën moderimin e Luana Vjollcës, e cila pati premtuar show dhe pikërisht këtë gjë bëri.

Në lojën e përhershme me marrjen e celularit të të ftuarit, rradha i erdhi reperit Lumi B. Fifi ka marrë telefonin e tij në duar për të lexuar mesazhet, sipas indikacioneve të Luanës. Biseda e fundit mes Lumi B dhe bashkëshortes së tij na la të kuptonim se ajo bëhej shumë xheloze për burrin.

“A je me femra rrotull’,-ka qenë mesazhi i saj. Dhe reperi ka dhënë një përgjigje komike se ndodhet i rrethuar vetëm me modele. Më pas i ka dërguar asaj foton e Andi Lilës dhe Hekuranit si për të bërë shaka. E menjëherë gruaja e Lumi B telefonon dhe të gjithë shpërthejnë në të qeshura për këtë situatë të krijuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

“Jam në emision zemer”,-i përgjigjet bashkëshortes Lumi B dhe të qeshurat në sallë ishin të pashmangshme.