Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Shtator 2019, 23:11

Sa e ka rrogën në 'Shiko kush luan' Luana Vjollca

Filloi mbrëmjen e sotme sezoni i tretë i "Shiko kush luan", një program nën drejtimin e Luana Vjollcës e cila këtë sezon ka në krahë si kapitenë Flor Binajn dhe Rezart Veleshnjan.

Edhe këtë sezon nuk ka munguar loja "Ndaje ose haje", por këtë herë në tavolinë nuk ka pasur ushqime të shpifura, por torta të ëmbla të cilat plaseshin fytyrës nëse të ftuarit nuk i përgjigjeshin pyetjeve.

"Sa e ke rrogën në Shiko kush luan?", ishte pyetja që iu drejtua Luanës nga Lumi B.

Por moderatorja nuk preferoi të përgjigjej dhe si pasojë Flori i hodhi tortën në fytyrë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shiko kush LUAN (@shikokushluan) on