Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Shtator 2019, 23:11

E tha vetë: Luana martohet me Krenarin, ja kur do mbahet dasma

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj do i japin fund beqarisë shumë shpejt. Mbrëmjen e sotme në puntatën e parë të "Shiko kush luan", Luana deklaroi se do martohet.

Gjatë një loje, Ami tregoi se Luanën nuk e ka ftuar në dasmën me Ermalin, por nëse bëjnë një festë për përvjetorin e martesës do e ftojë. Këtu Luana ndërhyri dhe tha padashje: "Vitin tjetër martohem vetë...", bën të ditur Xing.al.

Moderatorja u pendua shumë shpejt që e zbuloi lajmin e bukur dhe vazhdoi me drejtimin e emisionit si për të shkëputur vëmendjen.

Luana është prej vitesh e lidhur me biznesmenin Krenar Çoçaj i cili është edhe menaxheri i saj./Xing.al