Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Shtator 2019, 22:10

Këngëtarja shqiptare paralajmëron burrin: Kujton se më ke në xhep por kujdes

Këngëtarja Julka Gramo është shumë e pëlqyer nga publiku. Artistja është po ashtu aktive në rrjetet sociale si dhe në studio televizive ku shpesh ftohet nga moderatorët.

Dalja e saj e fundit ka qenë në ekranin e RTV Ora News në emisionin ‘Mos i fol shoferit’. Prej aty Julka zbuloi më shumë rreth marrëdhënies në çift me bashkëshortin e saj. Ajo konfirmoi se duhen shumë dhe nuk ka vend për xhelozira në përditshmërinë e dyshes.

“Nuk është se kam pasur shkaqe për xhelozi. Nuk jam nga ato që i marr passëordin, fle natën dhe i marr gishtin ose i hap syrin që të shoh se cfarë ka shkruar. Nuk është se më ka vënë ndonjëherë në provë që të jem xheloze”,-është shprehur artistja.

E pyetur anasjelltas, a është xheloz bashkëshorti i saj, ajo me nota komike është shprehur se jo. “Jo mi. Edhe thonë që kush nuk është xheloz, nuk të do. Dhe unë them, u të na vini anash. Andi mesa duket, e di se më ka futur në xhep dhe s’dal, por kujdes”,-ka përfunduar Julka deklaratën e saj dhe të gjithëve na pëlqeu sinqeriteti dhe përgjigja kaq spontane.