Ditën e sotme u zbulua se përpara lidhjes me Borën, Donaldi ka qenë i fejuar. "MCN Radio Albania", ka zbuluar se Donaldi ka qenë i dashuruar me një vajzë nga Durrësi, identiteti i të cilës nuk u bë i ditur duke qenë se nuk është personazh publik.

Fejesa e Donaldit me vajzën nga Durrësi zgjati për 4 vite, por më pas dyshja u ndanë për arsye që nuk dihen.

Pas lajmit për fejesën e dikurshme, Donaldi ka reaguar duke postuar në Instastory një foto private ku dallohet dora e Borës duke kapur gjoksin e tij.

Mesa duket Donaldi ka dashur të tregojë se është shumë i lumtur në krahët e Borës dhe e ka lënë pas të shkuarën.







