Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Shtator 2019, 21:09

E harroi Zerkën, Ronela i thotë artistit të njohur: Më prit

Ronela Hajati është kthyer në personazhin më të komentuar ditët e fundit pas ndarjes së bujshme nga Zerka. Të gjithë e njohim natyrën indiferente të artistes dhe këtë gjë na e ka treguar gjithë këto ditë.

Së fundmi ajo gjendet në Florida me pushime, nga ku nuk ka hezituar të ndajë me të gjithë ndjekësit foto të shumta. Dhe siç kemi vënë re, ajo nuk është dëshpëruar aspak pas ndarjes nga i dashuri, e aq më pak për thashethemet që qarkullojnë mbi një romancë të mundshme të ishit. Këngëtarja ka vazhduar të bëjë qejf në shtete të ndryshme si Kolumbi, Spanjë dhe Amerikë dhe ndjehet vërtet mirë.

Vetëm para pak minutash ajo ka postuar një story që na habiti paksa. Një banderolë me emrin e Dj Khaled fluturonte në qiell dhe Ronela nuk ka humbur shansin t'a fotografojë e mbi foto të shkruajë: -“Na prit pra”. Ronela shprehu kështu pëlqimin e saj hapur mbi Dj e famshëm dhe kështu e vulosëm që Zerka është zhdukur nga zemra e saj. Të paktën për momentin.