Një nga moderatoret më bukuroshe dhe më të komentuara në media, sidomos për jetën private, Viola Spiro feston sot ditëlindjen. Viola mbush 31 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë njerëzit e saj më të dashur e kanë surprizuar me një festë.

Viola ka postuar disa pamje nga festa ku shfaqet shumë elegante e veshur me një fustan të zi ndërsa ambienti është i rrethuar me tollumbaca të zi, ngjyrë ari dhe të bardhë.

"Gëzuar ditëlindjen Viola", shkruhet në sfondin prapa moderatores.

Disa pamje nga festa i kanë publikuar edhe të ftuarit e një ndër to ishte motra e Violës, Petrula e cila gjithashtu shfaqet e veshur me shumë shije, me një fustan rozë.








