Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Shtator 2019, 21:09

Nuri i shtatzënisë: Fatma shkëlqen pas ndryshimit në pamje

Fatma Methasani ka vetëm pak ditë që na njohu me faktin se është në pritje të ëmbël me të dashurin e zemrës Alfio Rrotani. Dyshja shumë të lumtur publikuan foto në instagram për të lajmëruar fansat e tyre.

E pikërisht ditën e sotme Fatma ka vendosur të ndryshojë look. Ajo ka postuar në instagramin e saj personal një foto ku duket paksa ndryshe nga sa jemi mësuar t’a shohim.

Moderatorja ka vendosur të shkurtojë flokët dhe duket kaq origjinale. Nuri i shtatzënisë i ka bërë shumë mirë mami Fatmës, pasi kohëve të fundit ajo ka filluar të postojë shumë foto.

Duket se po e shijon shumë këtë periudhë mjaft të veçantë të jetës së saj dhe duket kaq bukur.