Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Shtator 2019, 21:09

Fifin e hoqi Luana, zbulohet këngëtarja që e zëvendëson në 'Shiko kush luan'

Pak ditë më parë këngëtarja e njohur, Fifi deklaroi se nuk do të jetë më pjesë e "Shiko kush luan" dhe tregoi se arsyeja është Luana duke lënë të kuptohet se moderatorja e ka hequr nga puna

“Ej nanusha, pas gjithë kërkesave dhe pyetjeve që më keni bërë, këtë sezon nuk do jem pjesë e ‘Shiko kush luan’. Arsyeja është Luana. Faleminderit", ishte deklarata e Fifit.

Mbrëmjen e sotme ka nisur sezoni i tretë i "Shiko kush luan" dhe Fifin e ka zëvendësuar këngëtarja e mirënjohur Era Rusi.

Luana u shpreh se Era do këndojë vetëm natën e parë duke e lënë surprizë cila këngëtare do këndojë puntatat në vazhdim./Xing.al