Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Shtator 2019, 20:08

Në shtëpinë e prezantueses shqiptare ka festë sot

Ajo është një nga prezantueset më bukuroshe të ekranit dhe ndër më të komentuarat në media, sidomos gjatë këtij viti me kurorëzimin e dashurisë në martesë dhe ardhjen në jetë të vajzës.

Bëhet fjalë për prezantuesen Genta Cana, në shtëpinë e të cilës sot ka festë pasi ajo mbush plot 30 vite.

Në këtë ditë të veçantë Genta ka organizuar një festë ku ka mbledhur familjarë, miq e të afërm. 

Muajin e kaluar Genta u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të vogëlushes Ella.

Ndërsa pak muaj më parë prezantuesja u kurorëzua në martesë me një dasmë madhështore.