Flori Mumajesi për muaj të tërë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak se artisti shumë i dashur për publikun i mungoi ekranit për 10 muaj rresht. Hera e fundit kur e pamë ishte në "Kënga Magjike", ku edhe fitoi çmimin e parë.

Mirëpo Flori po rikthehet e këtë e bëri të ditur sot Shkurte Gashi duke zbuluar se ata do vijnë me një bashkëpunim të ri së bashku me Brunon.

Të njëjtën foto ku shfaqen të tre në makinë, e ka publikuar edhe Flori i cili na tregon se gjatë kësaj periudhe ka ndryshuar diçka në pamjen e tij.

Flori shprehet se ka shtuar 4 kilogramë dhe kjo ka ndodhur nga jeta më pasive që ka pasur kohët e fundit, larg axhendës së ngjeshur me koncerte.






