Teksa të gjithë jemi në pritje të orës 21.00 për të parë emisionin më argëtues ‘Shiko kush luan’ nën moderimin e Luanës, është zbuluar më në fund një nga të ftuarit VIP. Ashtu siç ka bërë vete të ditur moderatorja, show është i garantuar.

E pikërisht vetëm pak orë para fillimit të spektaklit u zbulua dhe i ftuari i parë. Është Amarda Toska moderatorja mjaft e dashur për publikun ajo e cila do të hapë siparin e këtij sezoni në Top Channel, dhe që tani e kuptuam se sa e bukur do të jetë kjo puntatë.

Lajmin për praninë e Amit në emision e ka bërë të ditur një prej kapitenëve dhe hyrjeve të reja në ‘Shiko kush luan’, Rezart Veleshnja. "Sot jam me njeriun më të mirë në botë. E kam pasur dhe e kam pafund xhan”,-dëgjohet të thotë aktori në një video të postuar në rrjetet sociale. Me padurim do e presim këtë puntatë të parë dhe shumë të bukur.








