Tashmë e kemi zbuluar që gjërat mes çiftit Mozzik dhe Loredana nuk janë aspak mirë. Për këtë jemi siguruar pasi fotot e tyre së bashku në rrjetet sociale përkatëse nuk ekzistojnë më. Kjo gjë është vënë re edhe nga mediat e huaja sepse dyshja janë shumë të njohur atje, per faktin se fillesat e Loredanes kanë qenë pikërsisht në Gjermani.

Herë pas here ata kanë mbajtur koncerte të përbashkëta dhe kanë ndezur skenat gjermane. Së fundmi portalet atje kanë zbuluar se Mozzik dhe Loredana nuk janë më së bashku, pasi në profilet e tyre në instagram kanë mbetur vetëm foto artistike sa i përket koncerteve apo punës. Asgjë tjetër që i lidh përveç fëmijës së tyre Hanës.

“Ky lajm po përhapet si zjarr i egër në Instagram tani: Mozzik dhe Loredana kanë pasur sukses me njëri-tjetrin! Por sikur të mos mjaftonte kjo, tani edhe të gjitha fotot e çiftit janë fshirë. Nuk ka asgjë që ka mbetur nga Loredana! Ndërsa pamjet e shumta me vajzën Hana ekzistojnë, të gjitha fotot e tjera me gruan e tij janë hequr”,-ka shkruar një nga revistat më prestigjoze në Gjermani.

Për shkak të problemeve në çift, Mozzik dhe Loredana mund të marrin vendimin për të anuluar edhe turin e planifikuar në muajt e ardhshëm. “Edhe nëse të dy kanë planifikuar një turne të përbashkët, shumë fansa janë të sigurt: Këtu është fundi! Ngadalë por me siguri shenjat janë kondensuese! Le të shohim nëse së shpejti drita do të hyjë në errësirë”, ka përfunduar shkrimin e përditshmja gjermane, DeinUpdate. Mbetet të presim.






