Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Shtator 2019, 17:05

‘Jam e dashuruar me 2’, Baby G zbulon publikisht ‘sekretin’

Këngëtarja Baby G që pas ndarjes nga Lim Hoti u komentua shumë në media dhe jeta e saj private është vendosur në qendër të vëmendjes. Ajo ka vazhduar jetën e saj pas përfundimit të lidhjes dhe këtë na e tregojnë më së miri postimet e vazhdueshme në rrjete sociale.

Baby është shumë aktive në Instagram, ku numëron mbi 400 ndjekës me të cilët ndan dhe momente nga përditshmëria. Këtë të shtunë ajo ka zbuluar publikisht një sekret të saj përmes një postimi. Ajo është e dashuruar me dy!

Këngëtarja ka postuar një foto në profilin e saj të Instagramit ku shfaqet me dy arushë të mëdhenj pellushi në ngjyrë rozë. “Sekreti im është se jam e dashuruar me dy dhe jo vetëm me një arush”, ka shkruar Baby krahas fotos, duke zbuluar kështu dhe “dy dashuritë” e saj.