Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Shtator 2019, 16:04

2 muaj pas divorcit të bujshëm, këngëtarja shqiptare e bën burrin të pendohet

Dy muaj më parë mediat zbuluan se këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe që ndër vite ka sjellë hite muzikore, Violeta Kukaj është divorcuar nga bashkëshorti i saj. Çështja kishte mbërritur në gjykatë dhe zyrtarisht çifti kishin marrë vendimin që të shkurorëzoheshin.

Së fundmi Violeta ka tërhequr shumë vëmendjen me fotot që poston në rrjete sociale duke u bërë më aktive se dikur. 

Këngëtarja është shfaqur në super formë dhe menjëherë fansat kanë nisur të komentojnë se ajo do e bënte çdokush të pendohej pas këtyre imazheve.

Sa i përket anës profesionale Violeta vazhdon të jetë aktive me koncerte brenda dhe jashtë vendit.