Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Shtator 2019, 12:12

Në muajin e 6 të shtatzënisë, Monika fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Disa ditë më parë ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, dhe bashkëshortja e tij Monika zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë. Ato janë në pritje të një vajze, pas djalit të tyre Bojken dhe madje i kanë menduar dhe emrin. Dyshja është shumë e dhënë pas emrave ilirë dhe kanë zgjedhur që vogëlushen ta quajnë Enkelejda.

Monika është në muajin e gjashtë të pritjes së ëmbël. Ajo ka publikuar një foto në Instastoryn e saj, ku shfaqet duke bërë një selfie para pasqyrës dhe në sy bie barku i rrumbullakosur. “Gati sa një top. 6 muajshe shtatzënë”, ka shkruar Monika bashkëngjitur me foton.

Dyshja janë shumë të lumtur për këtë shtatzëni. Loriku që prej kohësh ka pritur të jetë baba i një vajze dhe dëshira po i realizohet.