Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Shtator 2019, 11:11

Uou: Fansi bën tatuazh në trup fytyrën e Shyhrete Behlulit

Shyhrete Behluli që prej shumë vitesh është një ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar. Këngët e saj dëgjohen së tepërmi dhe ajo shpesh është e ftuar për të kënduar live në evente të ndryshme si dasma ose ditëlindje.

Këngëtarja popullore ka fansat e saj të cilët e konsiderojnë si idhull. Një ndër to i ka bërë së fundmi gjestin më të bukur, për t’i treguar vlerësimin dhe dashurinë e madhe. Fansi në fjalë ka bërë fytyrën e Shyhretes tatuazh në krahun e tij.

E gjithë pjesa e krahut është mbuluar nga fytyra e këngëtares të cilën tani e tutje ai do e mbajë me vete gjithë jetën.