Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Shtator 2019, 10:10

‘Djalë apo vajzë?’, 50 vjeç por Jennifer Lopez flet për një tjetër fëmijë

Këngëtarja e njohur e rangut botëror, Jennifer Lopez, në muajin Mars lajmëroi fejesën me ish-lojtarin e bejsbollit, Alex Rodriguez. Ai i propozoi në Bahamas me një unazë diamanti që mori vëmendjen e të gjithëve. Kanë kaluar disa muaj dhe Jennifer duket më e lumtur se kurrë në praninë e tij, jo vetëm ajo por dhe dy binjakët e saj të cilët i ka me ish-in Marc Anthony.

Jennifer, fëmijët e saj, Alex dhe dy vajzat e tij, janë bërë tanimë një familje dhe madje po mendojnë që ta zgjerojnë. Këngëtarja ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘Extra TV’ dhe është shprehur se binjakët 11-vjeçarë , Maximilian David dhe Emme Maribel, do të lumturoheshin nëse do të priste një fëmijë tjetër me 44 vjeçarin, Rodriguez.

“Ata i duan vajzat e Aleksit, Natasha dhe Ella në jetën e tyre dhe idenë të paturit të dy motrave shtesë bonus. Unë mendoj se ata do të donin të kishin një vëlla ose motër. Ne jemi vërtet një familje e bukur e përzier dhe mendoj se të gjithë do të entuziazmohen,” ka rrëfyer Jenniferi duke na lënë të mendojmë se shumë shpejt do të lajmërojë për një tjetër shtatzëni.