Nga Shqipëria / E Premte 27 Shtator 2019, 22:10

Elita vajzë me fat: Gjiko qenka djalë për shtëpi

Elita Rudi dhe Gjiko janë çifti më simpatik i showbizit. Të dy të suksesshëm në atë që dinë të bëjnë më së miri, Elita në moderim ndërsa Gjiko në këngë. E përpos kësaj ata adhurohen pasi mes tyre ndjehet kimia e mirë që kanë dhe se sa bukur kalojnë së bashku.

Këtë gjë na e bëjnë të ditur përmes fotove në rrjetet sociale. E pikërisht ditën e sotme ka qenë Elita që na ka zbuluar një të re sa i përket jetës në çift. Gjiko qenka padyshim një djalë për shtëpi. Përmes një story në profilin e Elitës, ne kemi patur mundësinë të njohim shefin e vërtetë në kuzhinën e tyre.

Dhe është pikërisht Gjiko ai i cili shihet duke gatuar në kuzhinën mjaft luksoze. “Shefi në kuzhinë”,-shkruan Elita duke e shoqëruar shkrimin me ikonen e së dashuruarës. Mesa duket moderatorja e ka shijuar këtë moment dhe ka dashur t’a fotografojë e t’a ndajë me ne foton kaq të lezetshme.