Nga Shqipëria / E Premte 27 Shtator 2019, 23:11

Sa të ëmbël: Dua Lipa sapo na zbuloi se si e përkëldhel Anwar

Këngëtarja e famshme Dua Lipa është përfshirë së fundmi në një lidhje tepër serioze më vëllanë e motrave Hadid, Gigi dhe Bella. Mesa kemi vënë re përmes fotove në rrjetet sociale, ata të dy duken shumë të lumtur së bashku.

Gjërat kanë ecur me hapa të shpjetë saqë tani Dua është duke ndarë të njëjtën banesë me Anwar Hadid. Së fundmi Dua na ka kënaqur me postimin e saj kur ledhatohet me të dashurin e zemrës teksa ky i fundit i prek fytyrën me duar. Dhe këngëtarja duket që e ka shijuar aq shumë sa e ka ndarë me ndjekësit këtë moment duke i bashkangjitur mbishkrimin: “Vetja ime e vërtetë”.

Dua së fundmi ka qenë shumë aktive edhe në rrjetet sociale duke postuar gjithë kohës. Kujtojnë se ajo ishte e ftuar në javën e modës në Paris ku shkëlqeu me dukjen e saj mjaft sharmante.