
I njohim të gjithë tashmë si çiftin simpatik të hitit ‘Bonnie and Clyde’. U mësuam t’i shohim kurdoherë bashkë, në klipe, në rrjetet sociale po ashtu edhe në jetën reale. Por mesa duket dyshja e njohur e showbizit aludohet të kenë probleme në raportin e tyre.
Deri tani Mozik dhe Loredana kanë qenë të qetë në raportin e tyre dhe shpesh postonin foto të bukura së bashku. Por prej disa ditësh ata nuk e ndjekin më njëri tjetrin në rrjetet sociale dhe kjo na ka bërë të kuptojmë se dyshja mund të jenë duke u ndarë. Hera e fundit që janë parë së bashku ka qenë në promovimin e albumit të tyre, në fotot e koncerteve tashmë të përcaktuara për vitin e ardhshëm.
Ata kanë publikuar foto veçmas, por nuk kanë dhënë asnjë detaj lidhur me bashkëjetesën në çift. Kujtojmë këtu se Mozik dhe Loredana janë prindër të një vajze e quajtur Hanna. Fill pas 8 muajsh që vajza e tyre ka ardhur në jetë, dyshja mund të mos jenë më një familje por të vijojnë jetët ndaraz.