Nga Shqipëria / E Premte 27 Shtator 2019, 21:09

Gylseren rikthehet në ekranin shqiptar, zbulohet super seriali i ri që ka blerë TV Klan

Me rolin e "Gylserenit", aktorja turke Nurgul Yesilçay u bë shumë e njohur në Shqipëri dhe shumë e dashur për publikun. Nëse ju ka munguar Gylsereni, ju themi se ajo do rikthehet në ekranin shqiptar me një serial të ri.

Albert Dumani ka zbuluar ditën e sotme se në TV Klan do të transmetohet seriali "Gylperi", ku Gylsereni luan rolin kryesor. "Së shpejti", shkruan drejtori i programacionit të TV Klan.

Alberti e takoi vitin e kaluar aktoren në Festivalin e Kanës.

Seriali "Gylperi" flet për dramën e një nëne për të fituar sërish dashurinë e fëmijëve të saj./Xing.al