Olimpia Smajlaj u bë shumë e famshme në "Xing me Ermalin" dhe spikati me zërin e saj të veçantë e talentin e padiskutueshëm. Olimpia u kthye gjithashtu edhe në një nga vajzat më të komentuara në media e për të cilën publiku kishte kuriozitet të dinte më shumë.

Olimpia ishte e ftuar pasditen e sotme tek "Rudina", ku rrëfeu se si u bë pjesë e televizionit dhe e emisionit "Xing me Ermalin".

“Rastisa në vendin e duhur, në momentin e duhur. Në atë kohë pati një ndërrim të këngëtares dhe po kërkonin për një tjetër. Unë i njohja djemtë e orkestrës dhe sapo kisha postuar video live teksa këndoja, ata e panë, ia dërguan Ermalit dhe ai më thirri për një takim. Kështu vazhdoi. Nuk e kisha menduar që do rritej fama, por e pashë si një mundësi pune. Unë vazhdoj të këndoj ende dhe ky është momenti që dua të bëj një kapërcim sepse gjithnjë kam qenë me grupe dhe tashmë dua të dal si solo artist. Kam qenë me grupe rroku që 13 vjeç dhe tashmë do doja të provoja gjëra të reja”, tregoi Olimpia.






