Nga Shqipëria / E Premte 27 Shtator 2019, 20:08

1 vit pas dasmës, moderatorja shqiptare shtatzënë për herë të parë

Në shtator të vitit të kaluar, moderatorja e njohur shqiptare Vilma Masha u kurorëzua në martesë me partnerin e saj, në një ceremoni ku ishin të ftuar familjarë, miq e personazhe të ekranit.

Vetëm një vit pas dasmës, Vilma është shtatzënë. Lajmin e bukur e bën të ditur "revistawho.com" ndërsa gjinia e fëmijës nuk dihet ende.

Vilma nuk ka folur akoma për pritjen e ëmbël, por pak kohë më parë e ftuar në një emision ajo u shpreh se mezi po pret t'i mbushë dhomat e shtëpisë duke lënë të kuptohet se do shumë fëmijë.

Vilma Masha drejton emisionin "Gol pas goli" në Digitalb.