Që prej hitit "Columbiana", Tayna u kthye në një nga personazhet më të komentuar në media duke qenë se është edhe ndër të paktat vajza repere në Shqipëri. Pas hitit të lartëpërmendur, suksesi i Taynës pasoi me këngët "Shqipe", "Caliente", "Doruntina" etj.

Mirëpo Tayna nuk qenka e mirë vetëm në muzikë, por edhe në një fushë tjetër, atë të grimit. Reperja ka grimuar sot makeup artisten Sellma Kasumoviq dhe duhet thënë se dukej si profesioniste.

Edhe pse në fillim Sellma po dyshonte në aftësitë e Taynës, në fund ajo mbeti e mahnitur nga rezultati.


Ndiqni videon e mëposhtme për të parë Taynën në rolin e grimieres.
View this post on Instagram









