Greta Koçi është padiskutim këngëtarja jonë e parapëlqyer. Kjo jo vetëm prej këngëve të bukura, por edhe prej faktit se ka shumë vite që është pjesë e showbizit, që në adoleshencën e saj.

E pikërisht ditën e djeshme Greta ka festuar ditëlindjen e saj mes miqsh dhe padyshim shumë dhuratash. Vetëm sot Greta vendosi të ndajë me fansat foto të veshjes së saj apo të ambientit e momenteve të vecanta. Urimet e shumta për të nuk kanë munguar, pasi të gjithë kanë gjetur kohën për t’i uruar sa më shumë vite të lumtura.


Këngëtarja kishte zgjedhur një fustan të zi të ngushtë për të festuar, dhe dukej shumë elegante. Torta po ashtu ishte mjaft e bukur në pamje, me tre kate ,me ikona puthjesh dhe e gjitha e kuqe. Arredimi i lokalit ku ajo festoi ishte po ashtu i mrekulluellueshëm e mjaft luksoz.







