Nga Shqipëria / E Premte 27 Shtator 2019, 19:07

Sa i çuditshëm: Justin Bieber zgjedh kostumin e dasmës dhe na habiti

Çifti i njohur i Showbizit Justin Bieber dhe Hailey Baldwin do të martohen për herë të dytë me datë 30 Shtator. Duke qenë se dasma e parë ishte një ceremoni intime mes të dyve në New York, dyshja këtë herë ka vendosur që ta kurorëzojë dashurinë e tyre para njerëzve të afërm e sidomos para Zotit. Ceremonia do të mbahet në kishë në Karolinën e Jugut.

Përgatitjet për këtë ditë të madhe janë drejt fundit dhe Justin po mendon se ç’do të veshë në dasmë. Disa nga përzgjedhjet e tij, këngëtari i ka ndarë me fansat dhe na ka habitur!

Ai iu ka kërkuar ndihmë fansave të tij për ta ndihmuar me zgjedhjen e kostumit të duhur dhe fotot e publikuara transmetojnë shije shumë të çuditshme, të cilat më shumë kanë shkaktuar të qeshura te fansat e këngëtarit. Justin ka përzgjedhur ngjyra nga më të ndryshmet, të përziera me njëra-tjetrën, madje një prej tyre ka gjithandej figura bananesh. Për më shumë, shikoni fotot e mëposhtme: